
Women celebrate inside a "peace tent" erected as part of an event organised by "Women Wage Peace" group calling for an end to the Israeli-Palestinian conflict, near the Jordan River, in the occupied West Bank October 8, 2017. REUTERS/Ronen Zvulun
Mijëra gra nga Izraeli dhe Palestina kanë marshuar përmes shkretëtirës, duke u bashkuar më pas në brigjet e lumit Jordan.
Gratë, shumë prej tyre të veshur me të bardha, zbritën nëpër kodrat e thata që çuan në lumë, ku ngritën një “çadër paqeje” të emëruar për Agarin dhe Sarën, nënën e Ishamelit dhe Isakut, ku edhe bënë thirrje për paqe mes dy vendeve, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi gra nga e djathta, e majta, hebrenje dhe palestineze, qytetare dhe fshatare, që kemi vendosur të ndalojmë luftën e ardhshme”, tha Marilyn Smadja, njëra nga organizatoret e marshit.
Organizata “Woman Wage Page” e cila organizoi marshin u krijua 50 ditë pas luftës në Gaza gjatë vitit 2014, ku mbetën të vrarë më shumë se 2,100 palestinezë, shumica civilë. Në atë periudhë, Izraeli deklaroi se nga rradhët e tyre mbetën të vrarë 67 ushtare dhe gjashtë civilë.
Rreth 5 mijë gra morrën pjesë në marshimin e të dieles, thanë organizatoret./arbresh.info/

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...