Lewis Hamilton triumfoi mëngjesin e sotëm në pistën e Suzuka, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Japonisë, duke hipotekuar titullin kampion për vitin 2017 në Formula 1.
Piloti britanik i Mercedes ka përfituar edhe nga tërheqja e rivalit të tij kryesor për titull, Sebastian Vettel me Ferrari, që pas xhiros së 5-të u detyrua të hapë krahun, duke i thënë “lamtumirë” shanseve për titull.
Tashmë diferenca mes dy pilotëve është 59 pikë, shumë, me një Botëror që po shkon drejt fundit, shkruan Telesport. Në podium u ngjitën sot edhe dy pilotët e Red Bull, me Max Verstappen që u klasifikua i dyti dhe Daniel Ricciardo i treti.
Pra, Hamilton mbyll garën në krye dhe hedh një hap të madh drejt titullit kampion, duke ndarë podiumin me Verstappen e Ricciardo.
Në zonën e pikëve, pas Raikkonen që e mbylli garën i pesti, u ngjitën edhe Ocon e Perez me Force India, Magnusen e Grossjean me Haas dhe Felipe Massa me Williams.

Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...