Pas disfatës së Shqipërisë 3 me 0 nga Spanja mbrëmjen e së premtes, Christian Panucci kishte plotë lëvdata për ‘La Rojan’ pas ndeshjes.
Trajneri ka deklaruar se Spanja është njëri nga favoritët për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
“Ata do të jenë njëri nga favoritët sepse ata kanë lojtarë dhe stil të lojës që i bënë të jetë nga më të mirët”, tha ish lojtari i Real Madridit.
“Ata do të jenë favorit, së bashku me Brazilin, Gjermaninë dhe pak skuadra tjera”
Italiani ka thënë gjithashtu se edhe Kombëtarja Shqiptare mund të jetë pjesëmarrës, nëse arrijnë të kalojnë përmes play-off’it./arbresh.info/
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë