Gjykata e qytetit të Moskës sot e ka vërtetuar një urdhër të një gjykate më të ulët për burgosjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, në kohëzgjatje prej 20 ditësh.
Para katër ditësh, një gjykatë e dënoi Navalnyn me 20 ditë burg për shkak se, siç u tha, ai e ka shkelur ligjin duke bërë thirrje publike për tubime të palejuara. Këtë akuzë Navalny e ka hedhur poshtë.
Para disa ditësh, Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij për të demonstruar nesër në qytetet në gjithë Rusinë, me kërkesën që qeveria të lejoj zgjedhje korrekte dhe t’i mundësojë atij që të garoj në zgjedhjet për president të Rusisë në mars të vitit të ardhshëm.
Vendimi i fundit gjyqësor do të thotë se Navalny mbetet në burg gjatë protestave të nesërme, kur shënohet ditëlindja e 65 e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Autoritetet e Rusisë kanë tërhequr vërejtjen se organizatorët e tubimeve të paautorizuara publike do të dënohen.
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...