Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi, ka thënë se AAK e ka mbështetur dialogun që të jetë i barabartë, por sipas Ahmetit dialogu ka devijuar duke mos u zbatuar marrëveshjet që janë të mira për Kosovën, shkruan arbresh.info.
“Kemi parë që dialogu ka devijuat dhe të gjitha ato marrëveshje që i kanë konvenuar shtetit serbë i kanë pranuar kurse ato që kanë qenë në të mirë të Kosovës nuk i ka pranuar dhe ka ndodhur që marrëveshjet e nënshkruara të mos i zbatojnë. Degradimi i dialogut që ka ndodhur ne nuk e kemi pranuar kemi kërkuara që të ndryshoj, njëkohësisht kemi thënë se tani e tutje duhet me pas kujdes Kosova ka institucionet e veta lidershqipin dhe përgjegjësin e vet”, ka deklaruar Isufi.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet vazhdimisht ta vëzhgoj dialogun Kosovë – Serbi.
“Kuvendi duhet të jetë ai qe duhet në vazhdimësi të vëzhgoj këtë, po ashtu edhe përfaqësuesit që marrin pjesë ti raportojnë Kuvendit të Kosovës. Ju e dini që ka pasur rezolutë që për çdo marrëveshje të raportohet në Kuvend e që nuk ka ndodh. Ne jemi për një platformë tjetër pra një raportim i domosdoshëm. Sa i përketë Grupit të Unitetit ne nuk e kemi diskutuar ende por neve na lejohet që të kemi qëndrimin tonë”, ka thënë Isufi.
Këto komente ai i bëri në një tryezë të organizuar nga KDi me temën” Roli i Kuvendit në dialogun Kosovë-Serbi”./arbresh.info/
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...
Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë krye...
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante