Real Madridi nuk do të nënshkruaj me sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang pavarësisht raporteve rreth dëshirës së madhe të tij për t’iu bashkuar gjigantit në La Liga.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit nuk e ka mbajtur sekret admirimin e tij për ‘Los Blancos’ gjatë viteve por pavarësisht se ka ofruar vetën te Madridi disa herë, reprezentuesi gabonez nuk do t’i bashkohet skuadrës spanjolle, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Don Balon’, pavarësisht se Florentino Perez ishte i hapur në transferimin e tij, Zinedine Zidane i vendosur plotësisht i ka thënë presidentit të klubit se nuk dëshiron të transferojë sulmuesin.

Arsyeja prapa rezistencës së Zidanes për transferimin e tij lidhet direkt me Cristiano Ronaldon.
Trajneri francez thotë se Aubameynag nuk i përshtatet modelit të Madridit dhe beson se ata tashmë kanë një emër të madh në sulm.
Ai lojtar është Ronaldo. Ikona portugeze është një figurë qendrore në skuadrën e Madridi.
Real Madridi është duke pasur probleme në ligë dhe Ronaldo nuk ka realizuar ende këtë edicion për kampionin spanjoll. Skuadra e Zinedine Zidanes qëndron shtatë pikë prapa Barcelonës. /arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...