Të paktën katër fëmijë dhe një mësuese janë vrarë në Brazil, pasi një roje e sigurisë i ka vënë zjarrin një qendre të kujdesit të fëmijë.
Sipas policisë ushtarake, sulmuesi i ka vendosur flakën edhe vetes, transmeton portali arbresh.info
Besohet se rreth 40 persona janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjeksor, ndërsa të paktën 25 vetë, kryesisht fëmijë të moshës katër dhe pesë vjeç, po trajtohen për djegie.
Disa nga pacientët janë transportuar në një njësi të specializuar të djegieve në kryeqytetin e shtetit, Belo Horizonte.
Rojet e sigurisë janë identifikuar nga policia si Damiao Soares dos Santos, 50 vjeç. Ai vdiq në spital të plagëve të tij.
Shkaqet e sulmit ende nuk janë bërë të njohura./arbresh.info/
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...