Ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ju ka thënë sot grave të kryeqytetit se kandidati i AKR-së, Selim Pacolli është një njeri që punon shumë dhe me të në krye të Prishtinës fëmijët kanë mundësinë të përparojnë, përcjell arbresh.info.
“Një burrë që punon ai nuk flet shumë, por ai punon dhe me punën e tij tregon sukses prandaj sot është mundësia që fëmijët e juaj të jetojnë lirshëm të kenë ku të argëtohen, ku të mësojnë të shkojnë sigurt në shkollat e tyre e këtë mund ta bëjë vetëm Selim Pacolli”, ka thënë Reshitaj.
Ajo ka thënë se Prishtina do të udhëhiqet nga gratë nëse qeverisë një aleat i AKR-së.
“Me qeverisjen komunale nga një aleat nga AKR jam e bindur se komuna e Prishtinës do të qeveriset 50% nga gratë”, është shprehur ajo.
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë