Facebook nuk do të hedh poshtë mundësinë për të garuar për transferimin e ndeshjeve të Premierë Ligës.
Marrëveshjet e fundit për të drejta besohet se do të krijojnë një luftë madhështore pasi rrjeti social gjigant besohet se mund të konsiderojë reagimin rreth kësaj çështje, transmeton portali arbresh.info.
Nënkryetari i Manchester United, Ed Woodward u ka thënë investitorëve se Facebook dhe Amazon ishin të interesuar për të siguruar marrëveshjet për vitet 2016/19 dhe do të hyjnë në garë edhe për vitet 2019/22.
‘BSkyB’ dhe ‘BT’ paguan në përgjithësi 8.4 miliardë funta në raundin e fundit duke iu dhënë klubeve në Premierë Ligë një avantazh të madh ndaj rivalëve të tyre evropian. Dhe pasi Amazon e mposhti me ofertë televizionin ‘Sky’, për të drejtat në tenis për Britani të Madhe muajin e kaluar, kërcënimi për transmetuesit u nënvizua.
“Premierë Liga është një partner shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Dan Read, kreu i partneriteteve sportive globale të Facebook-ut.
“Ne do të punojmë me ata për t’i ndihmuar që të arrijnë audiencën e tyre. Do të jetë veprim i nxituar për të spekuluar se si ne do ta arrijmë këtë. Por, ata janë një partner shumë i rëndësishëm. Kjo tregon shumë”
“Ne vazhdojmë të kemi një raport të vazhdueshëm me Premierë Ligën. Unë nuk do të spekulojë në atë se çfarë apo pse klubet në Premierë Ligë janë duke e thënë atë që janë duke e thënë”
“Ato do të marrin vendime. Ne kemi partneritete shumë produktive me klubet virtualisht në çdo në botë”
“Ne punojmë me to për t’i ndihmuar atyre të krijojnë audiencën dhe përmbajtjen”
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...
Ndalohet shtetasi serb në Jarinje, i konfiskohen materiale n...
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...