Drejtori i projektit “Atomi”, Jusuf Thaçi, përmes një postimi publik në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi. Thaçi konsideron se Krasniqi duhet të dorëhiqet nga pozita aktuale e tij pasi e grushtoi Milaim Zekën “live” në emision. Këtë veprim ai e ka konsideruar si të papranueshëm.
“Duke qenë deputet i kuvendit dhe përfaqësues i një subjekti politik, pavarësisht se reagimi dhe veprimi yt ka qenë tërësisht individual, personal, emocional, ndoshta dhe instinktiv, sërish ai veprim i yti interpretohet si veprim politik i yti dhe i subjektit politik që ti përfaqëson, gjë që nuk është e vërtetë”, shkruan Thaçi.
“Nuk e di ç’të kanë thënë të tjerët për këtë veprim tëndin, por unë e gjykoj atë si veprim të papranueshëm për një deputet dhe veç kësaj jam shumë i bindur që ai veprim e ka dëmtuar dhe do ta dëmtojë edhe në të ardhmen personalitetin tënd dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Prandaj, gjykoj që duhet të distancohesh në mënyrë eksplicite nga ai veprim i yti, duke kërkuar falje për sjelljen tënde dhe duke dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit. Vetëm kështu do të mund të ndërpritej dëmi për ty dhe për Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Thaçi.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali