Bartësi i listës së pavarur për këshilltarë në Komunën e Kërçovës, Alit Abazi, i cili u qëllua më 27 shtator në një incident në Kërçovë, ka ndërruar jetë këtë mëngjes në klinikat e Shkupit, si pasojë e lëndimeve të marra.
Nga Klinika Kirurgjike informojnë se edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, Abazi ndërroi jetë në orën 4 të mëngjesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në incident përkrah tij u lënduan edhe shefi i shtabit të tij zgjedhor, Destan Abdiu dhe Shaban Dalipi, të cilët gjithashtu janë në spital.
Abazi u operua një ditë pas incidentit dhe deri para disa ditëve ishte në gjendje stabile.
Nga Prokuroria Themelore pas hetimeve të kryera, njoftuan se Abazi është qëlluar nga A.A. pas shpine, ndërsa sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ky rast nuk është i lidhur me procesin zgjedhor./Telegrafi/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...