Sezoni i rënies së gjetheve na e sjell një ushqim të pasur me materie ushqyese, minerale dhe vitamina.
Ky fryt mund të konsumohet i zier, i pjekur, si pure, por edhe i përgatitur në çaj. Në secilën formë ta konsumoni, do ta ndjeni shijen e saj interesante dhe do t’i thithni vlera shëruese të saj.
Gështenja njihet për faktin se ndihmon për problemet me tretje dhe veshka. Çaji nga gështenja ndihmon edhe për simptomat e astmës dhe bronkitisit.
Duhet ta dalloni gështenjën e egër dhe të butë, sepse e egra nuk konsumohet. Por, prej saj përgatiten tinktura dhe kremra, sepse është shëruese. Gështenja e egër si ilaç përdoret për problemet me vena të zgjeruara dhe kapilarët e pëlcitur, për hemorroidet, menstruacionet me dhimbje dhe prostata e rritur.
Në gështenjë hasim nivel të lartë me yndyrna mono të ngopura. Këto mbrojnë sistemin kardiovaskular, e bashkë me fibrat në gështenjë, ulet niveli i kolesterolit.
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...