Sot Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, me të cilin bisedoi për temat që u përkasin të dy ministrive.
Gjatë bisedës, në mënyrë të veçantë diskutuan për sigurinë në komunikacion, ndërkaq Ministri Lekaj tha se “… ne do të përpiqemi që në mënyrë të vazhdueshme ta ngrisim efikasitetin e punës së kontrollave teknike, të avancojmë çështjen e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugët me frekuentim më të lartë të trafikut”.
Të dy ministrat u dakorduan për arritjen e një marrëveshjeje të mirëkuptimit për ndarjen e përgjegjësive për eliminimin e problemeve në fushën e sigurisë dhe komunikacionit rrugor./arbresh.info/

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...