Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se me të parë lajmin se ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo po akuzohet për krime lufte ka kërkuar informacione zyrtare nga mekanizmat përgjegjës.
Haradinaj, gjatë interpelancës së tij në lidhje me këtë çështje në Kuvendin e Kosovës, tha se këta mekanizma deri më tani nuk i kanë konfirmuar asgjë, shkruan arbresh.info.
“Drejtoria për Inteligjencë e MPB ka thënë se nuk ka rast të raportuar në sistemin informative. Në databazën e Prokurorisë Speciale nuk evidentohet asnjë shënim në lidhje me informacionet për Nenad Rikaloo”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se reagimi i tij nuk ka qenë i ngutshëm.
“Pra reagimi im nuk ka qenë me nguti por ka qenë obligim të reagoj.pra kur ka dalë lajmi se një pjesëtar I kabinetit mund të kryer këto vepra unë kam reaguar. Në përputhje me këto të gjetura gjendja është kështu si jemi sot. Kjo gjendje nuk është krijuar nga unë apo nga njëri nga ne por ështëb gjendje e sistemit tonë”, ka përfunduar fjalën e tij Haradinaj./arbresh.info/
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...