Studimet në nivelin global: Derisa 86 për qind e majtakëve thonë që janë jashtëzakonisht të kënaqur me jetën e tyre seksuale, kështu mendojnë mezi 15 për qind të djathtakëve, shkaqet nuk janë të njohura…
Edhe pse bota dhe të gjitha gjërat janë të dizajnuara për djathtakët, dhe se p.sh., majtakët do të kenë probleme në hapjen e konservave, nga 10 deri n 12 për qind e popullatës botërore të cilën e përbëjnë majtakët mund të lavdërohen me faktin që në jetën e tyre seksuale janë të kënaqur dhe të plotësuar.
Sipas një studimi global të këtij viti me më shumë se 10.000 njerëz në tërë botën, majtakët më shumë kënaqen kur bëjnë seks sesa djathtakët.
Kështu që 86 për qind e tyre thonë që me jetën e tyre seksuale janë jashtëzakonisht të kënaqur, ndërsa si ata mendohet se janë mezi 15 për qind e djathtakëve, shkruan “The Time”, transmeton Telegrafi.
Është e vështirë të thuhet se çka i bën majtakët aq shumë të kënaqen në seks, mirëpo është e mundshme që ata më shumë merren me “aktivitete horizontale”, ndërsa djathtakët kënaqen me të gjitha ato gjëra të cilat janë krijuar për ta, për shembull, me lozjen e lojërave apo hapjen e konservave, thonë hulumtuesit.
Njëra ndër teoritë që majtakët janë më kreativë, është e mundshme që tërë shkathtësinë e tyre e përdorin në krevat.
Studimet e paradokohshme kanë treguar që majtakët pinë mesatarisht më shumë alkool se djathtakët.
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...
Moti në Shqipëri me reshje shiu intensive, erë dhe dëborë
Mbahet seancë gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liri...
AME mban konferencë për media për menaxhimin e vërshimeve
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...