Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli bashkë me kandidatin e kësaj parti për kryetar komune në Ferizaj, Agim Aliu, sot vizituan kompaninë e këpucëve “New Geris” në Ferizaj.
Aliu pati fjalë të mëdha për të parin e PDK-së dhe e njoftoi këtë të fundit se kjo kompani është një shembull për krijimin e vendeve të punës. Për më tepër, Aliu dha epitetin e fundit që punëson më shumti punëtor. Ai shpalosi planin e tij prej gjashtë pikave që pretendon ta realizojë në rast se zgjidhet kryetari i Ferizajt.
Aliu shtoi se në programin e tij ekonomik ka menduar edhe për politikat fiskale ku premtoi ulje prej 10% për të gjitha bizneset e kësaj zone.
Ndërkaq i pari i PDK-së gjatë kësaj vizite në Ferizaj, u shpreh i bindur se pas 22 tetorit Agim Aliu do të jetë kryetar i komune dhe se Ferizaj do të bëjë ndryshim drastik për të mirë.
Veseli premtoi se për dy vjet, Ferizaj do të bëhet me spital.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali