Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është takuar dje me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën diskutuan për zbatimin e deritashëm të Marrëveshjes së Brukselit si dhe domosdoshmërinë e implementimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Todosijeviq theksoi se kjo pjesë e marrëveshjes është kyçe në implementimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Brukselit në tërësi, por edhe pjesët e marrëveshjes të cilat ende nuk janë implementuar plotësisht.
Ata biseduan edhe për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në mes të MAPL-së dhe Zyrës së BE-sëdhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në fund të takimit, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, e falënderoi zyrën që drejtohet nga Apostolova për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve aktuale në nivelin lokal dhe theksoi se ai do të angazhohet për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...