Gerard Pique është fishkëllyer nga tifozët e Kombëtares së Spanjës me të dalë në fushë për të kryer stërvitjen e parë përgatitore për kualifikimet për botërorin e Rusisë, derisa situata politike në Kataloni mbetet e rënduar.
Barcelona një ditë më parë mposhti 3:0 Las Palmas në ‘Camp Nou’ në një ndeshje që u zhvillua pa tifozë derisa po votohej në referendum për pavarësinë e Katalonisë.
Pique ishte njëri nga lojtarët që u deklarua më së ashpërsi ndaj La Ligas, që refuzoi të pranonte shtyrjen e ndeshjes Barcelonë – Las Palmas.
Mbrojtësi i Barcelonës ishte ndër të parët që mbështeti referendumin për shkëputjen e Katalonisë nga Spanja, teksa ka shtuar se është i gatshëm edhe të largohet nga kombëtarja nëse shihet si një pengesë aty.
Kjo ka bërë që ai të pritet me fishkëllima të mëdha, në qendrën stërvitore të Spanjës në Madrid.

Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...