Krahasuar me 2013-ën, startupet e teknologjisë në Evropë po tërheqin edhe më shumë investitorë.
Sipas një raporti të ri nga GP. Bullhound, katër vite më parë, investimi më i madh ishte 250 milion Euro në Spotify dhe 700 milion dollar totali i pesë investimeve më të mëdha në startupe të ndryshme.
Në gjysmën e parë të 2017-ës kjo shifër ka shkuar në 2.1 miliard dollar. Në krye të listës është firma Britanike Improbable e cila mori një investim prej 502 milion dollarësh.
Jo shumë larg është kompania Gjermane Delivery Hero e cila mori një investim 423 milion dollar.

Edhe pse Unity ka selinë në San Francisco, origjina e tij është kryeqyteti Danez Kopenhagën. Zhvilluesi në fjalë i motorëve të lojërave mori një investim prej 400 milion dollarësh shkruan PCWorld.al
Listën e pesë investimeve më të mëdha në një kompani Evropiane për gjysmën e parë të vitit e mbyllin Farfetch me 397 milion dollar dhe Auto1.com me 385 milion dollar.
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...