Skuadra e Barcelonës dhe anëtaret e saj do të duhet të vendosin se në cilën ligë futbolli të luajnë nëse Katalonia fiton pavarësinë nga Spanja.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit katalunas, Josep Maria Bartomeu.
“Në rastin e pavarësisë, klubi dhe anëtarët do të vendosin se në cilën ligë do të luajmë. Ne po kalojmë momente të vështira dhe të komplikuar. Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen do ta marrim me qetësi dhe mençuri”, ka thënë Bortomeu.
Ministri katalunas i sporteve Gerard Figueras javën e kaluar tha se Barcelona mund të jetë në gjendje të luaj në një vend tjetër, nëse arrihet pavarësia.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League