Janë identifikuar dy viktimat e sulmit me thikë në Marsellie.
Mediat franceze shkruajnë se të dy vajzat e reja, Mauranne dhe Laura, ishin kushërira dhe mikesha të mira, transmeton portali arbresh.info
Mauranne ishte nga Eguilles, një qytet pranë Aix-en-Provence, dhe po studionte mjekësi në Universitetin Marseille, ku jetonte në kampus. Laura jetonte në Rillieux-la-Pape, në periferi të Lionit dhe kishte udhëtuar për në Marseille që të festonte ditëlindjen e saj të 21 me kushëririn e saj dhe miqtë e tjerë.

Të dy vajzat ishin ulur në një stol në pranë stacionit kryesor të trenit në Marseille, kur janë goditur nga një militant i Shtetit Islamik, i cili para sulmit bërtit “Allahu Akbar”.
Përkundër marrjes së përgjegjësisë nga Shteti Islamik, prokurorët ende nuk kanë gjetur asnjë lidhje në mes të dyshuarit dhe grupit terrorist.
I dyshuari që u neutralizua nga ushtria franceze, ishte arrestuar para një jave dhe kishte prezentuar një pasaportë tuniziane.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është ‘i trishtuar nga akti barbar’, ndërsa ka përshëndetur reagimin e shpejtë të ushtrisë franceze.
Jean-Claude Gaudin, kryebashkiaku i Marseille e ka përshkruar mizorinë si ‘sulm terrorist’, ndërsa ministri i Brendshëm, Gerad Collomb, nuk ka mohuar që sulmi ka lidhje me terrorizmin.
Ky është sulmi i fundit terrorist i kryer nga militantët e ISIS-it në Francë dhe Europë./arbresh.info/

Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...