Policia e Las Vegasit beson që i dyshuari bëri vetëvrasje para se të arrinin forcat e rendit.
Stephen Paddock, 64 vjeçar që dyshohet se qëlloi me armë zjarri turmën në hotelin Mandalay, ku mbetën 50 të vrarë, iu ktheu vetes armën para se të shkonte policia në vendin e ngjarjes, transmeton portali arbresh.info
Sherifi Joe Lombardo tha se qitësi besohet se është regjistruar në një dhomë hoteli të enjten e kaluar dhe ka qëndruar aty deri ditën e incidentin, i cili tani po quhet si vrasja në masë më vdekjeprurëse në historinë amerikane.
Lombardo gjithashtu ka thënë se më shumë se 50 vetë u vranë.
“Aktualisht Departamenti i Zjarri në qarkun Clark po vlerëson që të plagosur janë rreth 400 persona, ndërsa viktima besohet se janë rreth 50”, deklaroi Lombardo./arbresh.info/
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...