Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, thotë se kryeministri, Ramush Haradinaj, ka shkelur parimet në rastin e shpronësimeve të tokave në Hade dhe Shipitullë, dhe në rastin e veteranëve të luftës.
“Sot kryeministri me pas qenë këtu, e kish ditë që po i shkel parimet,” është shprehur Bajrami, njëherit ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Isa Mustafës.
Ajo ka drejtuar një varg kritikash në drejtim të kabinetit të Haradinajt, dhe parimet mbi programin e Qeverisë, në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në të cilën do të debatohet lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021”.
“Ai nuk është bërë kryeministër se i ka fituar votat, por është bërë nga Lista Serbe,” është shprehur Bajrami.
/arbresh.info/
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick