Ka përfunduar me shumë sukses kampi U-15 në Grunberg, me futbollistët e lindur në vitin 2003 dhe që kryesisht luajnë në klubet gjermane.
Përzgjedhësi Gazmend Haliti dhe trajneri Isa Sadriu u ndanë shumë të kënaqur me punën e djelmoshave në këtë kamp. “Ky kamp mund të cilësohet shumë i sukseshëm sepse ftesës sonë iu përgjigjen pozitivisht shumë futbollistë që luajnë në klube me emër në Gjermani. I testuam në përgaditje fizike, teknike dhe taktike dhe gjithashtu e zhvilluam edhe një ndeshje, që na ndihmon të kemi një vleresim sa më real”, ka theksuar Haliti. Këta futbollistë do të jenë vazhdimisht në përcjellje nga trajnerët Gazmend Haliti e Isa Sadriu, të cilët po ashtu do të vendosin kontakte edhe me trajneret e klubeve ku luajnë këta futbollistë, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës.
“Pas testimeve në Gjermani, Skandinavi e Zvicër dhe gjithmonë edhe me futbollistët që luajnë në Kosovë, ne do të mundohemi të bëjmë një ekip, i cili do të përballet me sukses në kualifikimet e Evropianit, që për këtë moshë fillon në vitin 2019. Falenderojmë te gjitha klubet si Bayern München, Borussia Mönchengladbach, Fc Ingolstadt, Fc Augsburg, Arminia Bielefeld etj, që i lejuan futbollistët të jenë pjesë e këtij testimi”, ka shtuar Haliti. /arbresh.info/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...