Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot seancën e jashtëzakonshme lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.
Ndërkaq nesër Kuvendi do të mblidhet në seancë të re, në të cilën, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare.
Më pas, pritet të mbahet interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Pas përfundimit të kësaj seance, në po të njëjtën ditë, pritet të mbahet një seancë e re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...