Lojtari i Barcelonës, Gerard Pique, ka ofruar dorëheqjen e tij nga kombëtarja e Spanjës.
Pique, që është shumë I zëshëm për çështjen e pavarësimit të Katalunisë, ka votuar sot, ndërsa për dhunën e ushtruar ndaj votuesve ka thënë se ka krijuar ndarje edhe më të thellë në mes të tyre e shtetit të Spanjës.
“Nëse trajneri, apo drejtori i Federatës mendojnë se jam problem për kombëtaren, unë largohem para Kupës Botërore”, pohoi mbrojtësi, njofton Klan Kosova.
“Unë jam dhe ndjehem katalunas, dhe sot jam krenar me popullin e Katalunisë”, ka deklaruar Pique.
“Ne nuk jemi minoritet, jemi miliona njerëz. Ne s’jemi të këqijtë, thjesht duam të votojmë”.
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit