Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot një grup të përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Njëri nga ta që ishte në takim, Naim Ramizi, përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se kryeministri Haradinaj është zotuar së çështja e shtetësisë për qytetarët e Luginës do të rregullohet.
“Kryeministri Haradinaj sot o zotua se çështja e shtetësisë për qytetarët e Kosovës Lindore do të rregullohet dhe ky zotim nuk është çështje muajsh bile as ditësh por çështje orësh. Me kso burra bëhet shteti ku veprat i nxajnë vendin fjalëve!”, ka shkruar Ramizi.
I pranishëm në takim ka qenë edhe Shefket Musliu, ish komandantë e ish UÇPMB-së.
Megjithatë nuk është e qartë se si do të bëhet kjo, pasi që Ramizi nuk ka dhënë më tepër detaje. As zyra e kryeministrit nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë për media.

Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...
Haxhiu pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pr...
Tre armë konfiskohen brenda dy ditësh në Ferizaj
Kina thirrje Iranit të garantojë lëvizjen e sigurt në Ngusht...
Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot marrëveshje ndërkombëtare ...
27 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës