Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është verifikuar pasditen e kësaj të shtune në fshatin Xhafzotaj, në Durrës.
Nga të dhënat e fundit rezulton se janë përplasur dy makina, një “Benz” me targë “AA 484 MJ” dhe një makinë “BMW”.
Burime policore bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi me inicialet R.H, 34 vjeç, drejtues i “BMW”-së me targë AA 969 DN.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes, agjentë të Qarkullimit Rrugor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...