Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim të ngarkuaren me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert.
Anne Dostert e uroi Kryeministrin për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Gjatë takimit, Dostert foli për mundësitë e investimeve në Kosovë, për projektet dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë Anne Dostert, tha se angazhimi i pjesëtarëve të KFOR-it, nga Luksemburgu në Kosovë, është pjesë e kontributit që shteti ynë ka dhënë për vendin tuaj.
Haradinaj dhe Dostert, u dakorduan që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me theks të veçantë në shëndetësi dhe arsim.
Kryeministri Haradinaj falënderoi Anne Dostert si dhe shtetin e Luksemburgut për investimet e vazhdueshme në fusha të ndryshme në Kosovë.
Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...
Haxhiu pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pr...
Tre armë konfiskohen brenda dy ditësh në Ferizaj
Kina thirrje Iranit të garantojë lëvizjen e sigurt në Ngusht...
Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot marrëveshje ndërkombëtare ...
27 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës