Debati Zeka-Krasniqi përfundon me grushte (FOTO)

18:20 | 29 Shtator 2017
M. A.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi dhe deputeti i Nisma-s, Milaim Zeka, janë rrahur në një debat televiziv.

Milaim Zeka, ka shpërthyer në akuza ndaj kolegut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, duke i dhënë epitete nga më fyeset.

Ai nuk ka kursyer veten nga fjalët e rënda, siç ka bërë edhe Krasniqi në drejtim të Zekës, duke eskaluar debatin në Info Lokale krejtësisht, njofton Klan Kosova.

“Edhe pozitës edhe opozitës në mënyrë të jashtëzakonshme i ka konvenuar mosmbajtja e seancave parlametare. Opozita është munduar të paraqitet sikur është për mbajtjen e tyre, por në fakt ka qenë kundër. Ndëra pozita ka mbajtur rol neutral. Vet fakti që mbledhja e kryesisë thirret natën, tregohet se prej konstituimit të Kuvendit të Kosovës gjithcka ka qenë e jashtëzakonshme”.

“Për fjalor, për fyerje, për rrugaçë, për debilllëk, askush nuk ia kalon Lëvizjes Vetëvendosje. Me të thanë unë ty(i drejtohet Frashës Krasniqit), unë e fyej lopën. Është turp që në Kuvendin e Kosovës ka njerëz rrugaçë si ti. Njerëz që e kanë gjuajtur me zola kuvendin. Ti je lahper. Ti je përdhunues”.

screenshot_3

22139847_1286192518175845_474139042_o 22164021_1286192551509175_1986171394_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme