Kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik, vlerësoi sot se kërkesa e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për Sarajevën zyrtare që të njohë pavarësinë e Kosovës, “është provokim i thjeshtë, i dedikuar për nevoja të brendshme politike”.
“Bosnja pa pajtimin e Republikës Serbe nuk mund dhe nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, pasi që lidhur me këtë çështje të gjitha partitë në Republikën Serbe kanë arritur konsensus. Ndryshe, sikur të pyetej politika e Sarajevës dhe Bakir Izetbegoviq, Bosnja do të ishte e para në radhë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Dodik, transmetojnë mediat serbe.
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...