Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë se ka emëruar zëvendësministrat nga komunitetet.
Haradinaj i ka ftuar ministrat e kabinetit të tij që tu caktojnë detyra zëvendësve të tij pasi siç tha, puna ka sa të duash, shkruan arbresh.info.
“Unë kam emëruar zëvendësministrat nga komunitetet në bazë edhe të marrëveshjeve politike të rënë dakord. Kjo është një dëshmi për kujdesin tonë edhe për qëllimin tonë që Kosova të jetë vendi i të gjithëve, i ftoj zëvendësministrat që marrin besimin që të jenë të përgjegjshëm. Unë sot i kam emëruar. Kolegë ministra, të bashkëpunoni me zëvendësit dhe të keni parasysh se kaq shumë punë që kemi, ndani dhe jepni detyra”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1552324501499303/
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...
Vdekja e foshnjës në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria nis ...
Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi