Në mjediset e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, sot u organizua ceremonia e pranim- dorëzimit të donacionit të pajisjeve ,,Harris’’, nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë për Kompaninë e Komunikimit, në vlerë 9.2 milionë dollarë amerikan.
![]()
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha falënderoi Ambasadën amerikanë në Kosovë për bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer në vazhdimësi për FSK-në.
“Ky donacion për FSK-në është mjaft i rëndësishëm pasi që Forca bëhet moderne vetëm më pajisje të tilla moderne. Shpresojmë që në të ardhmen këtë sistem ta përdorim në komunikime të drejtpërdrejta me partnerët dhe aleatët tanë”.
Më pas, mysafirët vizituan edhe pjesëtarët e FSK –së, të cilët për t’u aftësuar në përdorimin e këtyre pajisjeve po ndjekin trajnimin e organizuar nga instruktorët amerikanë.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama falënderoi zëvendësambasadoren amerikane dhe nëpërmjet saj Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë ndër vite për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“ Donacioni i sotëm ka rëndësi mjaft të madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe po aq i rëndësishëm është edhe trajnimi të cilin e keni organizuar ju për aftësimin e pjesëtarëve tanë në përdorimin e mirëfilltë të këtyre pajisjeve.”
Zëvendësambasadorja amerikane në Kosovë Colleen Hylande, vlerësoi lart angazhimin e pjesëtarëve në trajnim, duke thënë se nuk mund të bëhet një përdorim i mirëfilltë i këtyre pajisjeve pa një trajnim të tillë.
“Më vjen mirë që i shoh një disponim të tillë për t’i mësuar të gjitha gjërat,” është shprehur Hylande.
Ambasada amerikane ka mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit si në pajisje ashtu edhe në trajnim për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion