Lajm të mirë e ka quajtur deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vazhdimin e seancës së Kuvendit, e cila është thirrur për 2 tetor.
Por ka thënë se është për t’u shqetësuar fakti se kjo thirrje e seancës është bërë falë presionit ndërkombëtar, pas deklaratave të shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Aposotolva dhe ambasadorit amerikan Greg Delawie, që Kuvendi duhet të funksionalizohet.
“Vonesa prej një muaji është tendencë e një shpërfaqje të mënyrës se si Qeveria e sheh Kuvendit, me shpërfillje. Ky është një rasti i ri, i paprecedent i paralizimit të Kuvendit”, ka thënë Abdixhiku në “Interaktiv” të KTV-së.
Aty Abdixhiku ka thënë se në Kuvend do të shtrohen edhe shumë diskutime të tjera, në mesin e të cilave edhe ajo e INTERPOL-it.
“Duhet të qartësohet se kjo tërheqje a ka qenë kusht i Listës Serbe apo ka qenë një gafë i Qeverisë Haradinaj”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk e ka fuqinë që ta shkarkojë ministrin Rikallo.
“Por ne në mesin e këtyre çështjeve do ta diskutojmë edhe rastin Rikallo. Ne do të kërkojmë shkarkimin e tij, por për Rikallon gjithçka po duket se po provohet të amortizohet”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se Rikallo nuk mund të shkarkohet, siç ka thënë ai, edhe për faktin se Qeveria varet madje nga vota e vetëm një deputeti të Listës Serbe edhe për faktin se në marrëveshjen politike është shkruar se kryeministri nuk mund ta shkarkojë ministrat por ata shkarkohen vetëm nga shefat e partive.
“Ky koalicion i brisht është negociuar nga Presidenti në Bruksel. Kjo është edhe jokushtetuese edhe e papranueshme”, ka thënë Abdixhiku.
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...