Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunë së Ferizajt, kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë shpalosjen e programit qeverisës, me theks të veçantë në kultivimin dhe promovimin e vlerave të luftës së UÇK-së.
“Ne, së bashku si shoqëri, kemi për obligim të kultivojmë dhe promovojmë vlerat e luftës së UÇK-së. Unë, gjatë mandatit qeverisës, do të procedoj me një projekt unik, siç është fillimi i ndërtimit të Parkut Memorial të Jezercit, të cilin projekt synojmë t’a implementojmë duke rindërtuar gjithë pozicionet, istikamet, vendrojet, bunkerët dhe do bëjmë shënjimin e vendeve ku kanë rënë dëshmorët tanë, rindërtim ky në formë origjinale, siç kanë qenë në kohën e luftës së fundit”, ka thënë Aliu.
Tutje ai ka deklaruar se pjesë e programit do të jenë edhe ndërtimi i Muzeut të Kujtesës. Thotë se familjet e dëshmorëve, veteranëve të UÇK’së do të jenë pjesë e pandashme e programit të tij.
“ Poashtu, pjesë e programit tim do të jetë edhe ndërtimi i Muzeut të Kujtesës, projekt që synon të grumbulloj reliktet, dëshmitë e kohërave historike në të cilat ka kaluar komuna jonë. Natyrshëm, qëllimi i këtyre projekteve është zhvillimi i turizmit dhe ekonomive familjare në zonat përkatëse dhe kujdesi i veçantë për angazhimin e familjeve të dëshmorëve në jetën institucionale e ekonomike të komunës sonë. Familjet e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së dhe invalidët e luftës do të jenë pjesë e pandashme e vendimmarrjes sime politike. Ne në përputhje me ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së do shtojmë kujdesin dhe përkrahjen për këto kategori në të gjitha aspektet”, ka shtuar Aliu.
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...