Ish- Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ia ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje se si në vitin 2013 ata arritën ta fitojnë udhëheqjen e Prishtinës. Thotë se po të mos ishte PDK-ja, sot Vetëvendosjen do ta mbulonte pluhuri në ndonjë sirtar të lëvizjeve politike.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk e fitoi Prishtinën në vitin 2013. Ia fitoi PDK-ja. Ishin këto dy parti dhe patericat e PDK-së, që i kapi tmerri i fitores së LDK-së në shumë komuna në vitin 2013, krijuan koalicion të fshehur u mobilizuan dhe arritën të përmbysin diferencën prej rreth 9000 votave, që unë si kandidat për të parin e Prishtinës kisha para Shpend Ahmetit dhe para të gjithë kandidatëve tjerë. Po të mos ishte përkrahja dhe koalicioni PDK-VV, sot Vetëvendosjen do ta mbulonte pluhuri në ndonjë sirtar të lëvizjeve politike”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ai madje sqaron se Kadri Veseli e pranoi në një intervistë se ai kishte bashkëpunuar ngushtë me Shpend Ahmetin për një vit pas zgjedhjeve lokale.
Kjo, siç thekson ai, përputhet me përgatitjen e 70 dosjeve “…sepse kur bashkohet VV që ua ngjet mikrofonat dhe kamerat e fshehta aktivistëve të tyre për të inskenuar afera dhe shefi i SHIK-ut, s’pritet zhvillim as prosperitet veç dosje dhe akuza”, ka përfunduar ai.
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...