Kryeministri Haradinaj vështirë se do të mundë të arrijë një marrëveshje të re për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Zyrtarët malazezë kanë deklaruar ditë më parë se demarkacioni me Kosovën për ta është punë e kryer, përderisa diplomatët ndërkombëtarë thonë se Kosova s’mund ta detyrojë shtetin fqinj ta dërgojë Marrëveshjen për Demarkacion në Arbitrazh, shkruan sot gazeta “Zeri”.
Mali i Zi dhe aleatët ndërkombëtarë nuk po i japin shpresë palës kosovare për një marrëveshje të re për shënjimin e kufirit mes dy vendeve apo për dërgimin e Demarkacionit në Arbitrazh Ndërkombëtar.
Gjatë vizitës së fundit të kryediplomatit kosovar në Podgoricë Behgjet Pacollit, zyrtarët e lartë shtetërorë malazezë i thanë këtij se demarkacioni mes dy vendeve për ta është punë e kryer, pavarësisht se shefi i diplomacisë vendore kërkonte mirëkuptim nga pala tjetër.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit të djeshëm me shefin e Qeverisë kosovare, Ramush Haradinaj, në Tiranë, i ka bërë ftesë ekzekutivit në vend që ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, pasi që, siç tha ai, kjo çështje po ngrin raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.
Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka deklaruar dje se Kosova s’mund ta detyrojë Malin e Zi që Marrëveshjen e Demarkacionit ta dërgojë në Arbitrazh Ndërkombëtar pasi për një veprim të tillë duhet pajtimi i të dyja palëve me vlerësim ndërkombëtar.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin