Në këtë mesjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë e Superligës së futbollit, e cila do t’i sjellë disa përballje shumë interesante, secila më e madhe sesa tjetra.
Nuk ka dyshim – vëmendja e të gjithëve do të jetë kah derbi më i madh i futbollit kosovar, i njohur edhe përtej kufijve tanë, ai i Anamoravës ndërmjet dy rivalëve të përbetuar, Dritës dhe Gjilanit.
Të dyja këto ekipe po kalojnë nëpër një kohë të mirë financiare e po ashtu të rezultateve, gjë që e konfirmon kandidatura e tyre për titull të kampionit të Kosovës. Përballja në mes tyre do të zhvillohet të enjten.
Paraprakisht do të zhvillohen pesë përballje të tjera. Një superpërballje zhvillohet sot në Drenas ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.
Një tjetër supersfidë do të zhvillohet po sot në Mitrovicë, ku kampionia në fuqi, tashmë e këndellur, Trepça ’89, do ta takojë liderin aktual elitar, Llapin.
Superliga – Xhiroja e shtatë
E mërkurë
Liria – Drenica 13:30
Prishtina – Feronikeli 15:30
Trepça ‘89 – Llapi 15:30
Vëllaznimi – Besa 15:30
Flamurtari – Vllaznia 15:30
E enjte
Drita – Gjilani 15:30
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”