Bashkimi Evropian vazhdon të heshtë përball propozimit të Kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj për ndërrimin e versionit aktual të demarkacionit më Malin e Zi.
Ata nuk kanë komentuar madje as emërimet në komisionin e ri për verifikimin e vijës kufitare ndonëse kanë pasur një rol kyç gjatë këtij procesi.
Zyra e BE-së në Prishtinë nuk ka komentuar se rreth veprimit të qeverisë Haradinaj për kthimin e demarkacionit në pikën zero.
Në një përgjigje për Indeksonline, BE ka thënë se për çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave nevojitet ratifikimi sa më parë i demarkacionit me Malin e Zi.
“Siç është paraqitur në propozimin legjislativ të Komisionit Evropian të majit 2016, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi është një kërkesë për liberalizimin e vizave. Ndërkohë që i njohim përpjekjet që ka bërë Kosova tani është thelbësore që Kosova të ofrojë kushtet e mbetura të liberalizimit të vizave duke ecur përpara dhe duke ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit kufitar dhe duke rritur përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e konsiderojmë atë një përgjegjësi të përbashkët të qeverisë dhe opozitës për të përmbushur kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së.
Ndryshe rikthimi në pikëz zero të ligjit për demarkacionin pos kundërshtimit të ndërkombëtarëve pritet të ketë kundërshtime edhe nga vetë Mali i Zi, sepse kohë më parë parlamenti i tyre ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin duke e quajtur një teme të mbyllur për ta. /
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...