Gjykata e Landit në Dyseldorf ka dënuar shqiptarin 37 vjeçar nga Kosova, Fatmir H. të shpallur fajtor për sulmin me sëpatë, të bërë në mars të këtij viti në Stacionin Hekurudhor të Dyseldorfit.
Në vend të dënimit me burg, gjykata i ka shqiptuar atij masë të mbajtjes në afat të pakufizuar në një ent psikiatrik të tipit të mbyllur, shkruan focus.de.
Sipas vendimit gjyqësor, Fatmiri në kohën e kryerjes së sulmit kishte qenë i sëmurë nga shizofrenia dhe për këtë arsye, nuk ka përgjegjshmëri penale.
Ai është gjykuar për tentimvrasje në tetë raste, gjegjësisht për sulmin me sëpatë që u ka bërë tetë personave të gjendur rastësisht në ato momente në stacion, transmeton albinfo.ch. Ai “kishte dëgjuar zëra që e kishin urdhëruar ta bënte këtë. Dhe ai e kishte bërë këtë, që të qëllohej nga poilicët”. Kështu ia kishte shpjeguar gjendjen e tij psikiatrit që ka bërë ekspertizën psikiatrike.
Duke qenë se fillimisht policia nuk kishte mundur të përjashtonte mundësinë e një sulmi terrorist, ishte ngritur shkalla e alarmit.
Pas sulmit me sëpatë, kosovari kishte kërcyer nga një urë dhe kishte pësuar lëndime të rënda.
Gjithsej 10 persona kishin pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme si pasojë e sulmit me sëpatë, përcjell albinfo.ch. Disa prej tyre, me thyerje në kafkë dhe në shtyllën vertebrale, kishin qenë edhe në rrezik jete.
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...