Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar në Nju Jork homologun e tij nga Sudani, Ibrahim Ghandour, i cili e ka njoftuar se Sudani është duke e konsideruar njohjen e Kosovës.
“Sapo e takova edhe homologun tim nga Sudani, Shkëlqesinë, Ibrahim Ghandour. U njoftova se Sudani është duke e konsideruar njohjen. Në pritje të lajmeve të mira edhe nga ky shtet. Shtrirjen gjeografike dhe rrjedhën e njohjeve nuk mund ta ndal askush”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë”, Trump: Vendimi pë...
Shqipëria rikonfirmon angazhimin në NATO
Abdixhiku nga Kaçaniku: Premton 200 euro në muaj për të pors...
Ambasadori i SHBA në NATO: Qëndrojmë me Rumaninë, do mbrojmë...
Shqipëria nis përafrimin me BE-në për Inteligjencën Artifici...
Ministrja e Jashtme e Rumanisë falënderon Konjufcën për soli...