Britanikët që votuan për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, po e akuzojnë kryeministren Theresa May si ‘tradhëtare’, pasi kjo e fundit gjatë një fjalimi në mbajtur në Florence ka kërkuar 2 vitë tranzicioni për post-Brexit.
Kryenegociatori i Brukselit, Michel Barnier, e ka quajtur fjalimin e May të ‘kujdesshëm dhe konstruktiv’, megjithate ka shtuar se propozimet ‘konkrete’ do të diskutohen, transmeton portali arbresh.info
Ai ka përshëndetur premtimet e kryeministres në lidhje me pagesën që Britania duhet të paguajë BE-së dhe për të drejtat e qytetarëve të BE-së që jetojnë atje.
May gjatë fjalimit në Florence ka thënë se Gjykata Europiane do të mund të ndihmojë në zbatimin e të drejtave për shtetasit e BE-së, duke lehtësuar vijën e kuqe të vendosur më parë, dhe pranoi se masat e rrepta të emigracionit kërkojnë kohë./arbresh.info/
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën