Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, zhvilloi mbledhjen e saj të katërt me radhë. Në kuadër të kësaj mbledhjeje Qeveria ka dënuar gjuhën denigruese të zyrtarit të shtetit, Ilir Morinës, ndaj komunitetit egjiptian.
“Qeveria e Kosovës ka dënuar gjuhën e papërshtatshme dhe denigruese të përdorur nga një zyrtar qeveritar ndaj deputetit të komunitetit egjiptian, Veton Berisha”- thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Rikujtojmë se Morina në një koment në Facebook i kishte shkruar deputetit nga komuniteti egjiptian, Veton Berishës: “A edhe gabelt me zejabat ju erdh dita a, ah medet ku ram..”
Gjuha e tillë kishte nxitur reagime të shumta në opinion.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron