Manchester United duhet të jetë i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, dhe çdo tjetër sulmues të mirë në botë, thotë Gary Neville.
Ish mbrojtësi i “Djajve të Kuq” beson që skuadra e Jose Mourinho duket të jetë në merkato për lojtarë të kualitetit si reprezentuesi kilian, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk kam parë lajmet rreth Alexis Sanchezit, prandaj ju me keni dhuruar diçka që ka qenë e panjohur për mua më parë, por nga ajo pikëpamje, United, nga perspektiva gjenerale, duhet gjithmonë të jetë në ndjekje të lojtarëve më të mirë në botë dhe t’i transferoj ata”, ka thënë fillimisht Neville për ‘Sky Sports’.

“Sanchez ka qenë i hutuar në Arsenal në gjashtë muajt e fundit. Karriera e tij në Arsenal, nuk mund të thoja diçka të keqe rreth tij deri në dy apo tre muaj para se të përfundonte sezoni i kaluar”
“E ndjejë që ai është i shpërqendruar. Të shohim se si performon këtë sezon në Arsenal”
“Në fund të fundit, ai është ende duke u marr me gjendjen e tij fizike, ai nuk është ende në skuadër”
Sanchez është shfrytëzuar si startues në ndeshjen e Arsenalit kundër Doncasterit të mërkurën, por ka qenë në dispozicion vetëm nga bankina për ndeshjet në Premierë Ligë./arbresh.info/
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...