Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues Shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou. Ministri Sefaj shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it.
Në këtë takim ministri Sefaj kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.
Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Sefaj për bashkëpunim dhe vuri në dukje se Misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...