Partizani ka afruar shumë lojtarë këtë verë, por që të gjithë janë afruar me parametra zero.
Në listën e objektivave të tyre prej kohësh ka qenë edhe i riu Myrto Uzuni i Apolonisë, por të kuqtë nuk guxuan të paguajnë për kartonin e tij, gjë që e bëri skuadra e Laçit.
Një tjetër futbollist i synuar nga Partizani ka qenë edhe Jasir Asani, për të cilin një vit më parë u tha se pengesë bëhej vlera e kartonit prej 200 mijë eurosh, ndërkohë që edhe këtë verë ka pasur “flirte” mes palëve.
Arsyeja e mungesës së një bashkëpunimi ka qenë e gjitha financiare, ndërkohë që sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres” Partizani nuk ka pranuar të paguajë shumën prej 28 mijë eurosh, që menaxheri i Asanit ka paguar te Vardari për taksën e formimit.


11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...