Në kuadër të agjendës së përbashkët, ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të PK-se z. Shpend Maxhuni kanë vizituar sot stacionin policor Veriu në Prishtinë.
Delegacioni u priten në një takim njoftues nga komandanti i stacionit policor dhe stafi menaxhues i këtij stacioni.
Ministri Sefaj dhe Drejtori Maxhuni u njoftuan me punën dhe angazhimet e personelit policor të këtij stacioni, në të mirë të sigurisë së qytetarëve të zonës së përgjegjësisë të cilën e mbulon ky stacion policor.
Stacioni policor Veriu në Prishtinë mbulon një zonë të madhe të përgjegjësisë, ku nga të gjitha vlerësimet situata e sigurisë është e qetë dhe stabile.
Për të gjitha shqetësimet nga aspekti i sigurisë që kanë qytetarët, zyrtarët pran këtij stacioni i trajtojnë me prioritet, efikasitet dhe profesionalizëm të lartë.
Gjatë vizitës në këtë stacion policor pashmangshëm u trajtuan edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në aspektin logjistik-infrastrukturor, për faktin se objekti dhe hapësira e punës që shfrytëzohet nga personeli policor në këtë stacion nuk i plotëson as kushtet minimale për punë.
Drejtoria e përgjithshme në synimin e zgjidhjes së këtij problemi, disa herë ka adresuar kërkesa tek institucionet relevante të pushtetit lokal dhe qendror, për të definuar pronësinë e stacionit dhe anekseve përcjellëse, por fatkeqësisht për këto kërkesa nuk kemi pranuar asnjë përgjigje pozitive për vite të tëra.
Ministri i MPB-së krahas mirënjohjes dhe falënderimit për punën e zyrtareve policor pran këtij stacioni që e bëjnë në të mirë të qytetarëve, u zotua dhe premtoj se do të ngrisë problemin logjistik-infrastrukturor në të gjitha instancat relevante, me qëllim që PK-së ti ndahet një hapësirë e nevojshme për ndërtim të një objekti policor i cili plotëson kushtet sipas standardeve./arbresh.info/

Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...