Doja të zbardhja dhëmbët, por kam dëgjuar që ka shumë efekte negative. A mund të pyesni një mjek stomatolog të mirë lidhur me këtë?
Zbardhuesit e dhëmbëve nuk njihet të kenë ndonjë kundërndërlikim, megjithatë nuk mund të themi se nuk është një procedurë realisht eshëndetshme për smaltin e dhëmbëve apo shëndetin e gojës në tërësi.
Në zbardhjet që bëhen në klinikë, sepse ka dhe raste kur bëhen nga vetë pacienti me produkte që blihen në internet, i vetmi ndërlikim është hipersensibiliteti, por që mund të kalojë duke përdorur solucione me fluor.
Në rastin kur bëhen nga vetë pacienti, mund të ndodhin edhe dëmtime të parikthyeshme të smaltit, pasi disa produkte që blihen në internet kanë përqendrime të zbardhimit gati 25 herë më madh se normat e lejuara dhe shkaktojnë dëmtime të parikthyeshme raporton Shendeti.
Ne nuk e rekomandojmë veçanërisht për të rinjtë, jo vetëm për shkak të arsyeve që i përmendëm më lart, por edhe për shkak se ndryshimi i ngjyrës nuk është shumë i madh tek këto mosha, përveç faktit që nuk është një procedurë definitive, dhe pacienti brenda një ose dy vitesh kthehet përsëri tek ngjyra që kishte në fillim.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit