Liverpooli ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen si nikoqir ndaj Burnleyt.
Pas disfatës tronditëse 5 me 0 ndaj Manchester Cityt, skuadra trajnerit Jurgen Klopp ka barazuar 1 me 1 në takimin në Anfield në kuadër të xhiros së pestë në Premierë Ligë kundër Burnley, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes mesfushorit Scot Arfield (27′), por rezultati u barazua vetëm tre minuta më vonë më Mohammed Salah (30′).
Sulmuesi i “Redasave” realizoi pas asistimit nga Emre Can duke i siguruar skuadrës së tij vetëm një pikë.
Liverpooli tani qëndron në pozitën e tetë në tabelën e Premierë Ligës, ndërsa Burnley gjendet në pozitën e shtatë./arbresh.info/
https://streamable.com/kmfy1
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...