Qeveria spanjolle i ka dhënë qeverisë rajonale në Kataloni 48 orë për të braktisur planet “e paligjshme” të referendumit, përndryshe do të humb fuqitë buxhetore.
Ministri i Financave Cristóbal Montoro ka deklaruar se është duke u miratuar një mekanizëm që të do të ndalojë kontrollin e financave të Katalonias, transmeton portali arbresh.info
Madridi po kërkon që të ndalë shpenzimet e qeverisë së Katalonjes pasi vendi ka miratuar mbajtjen e referendumit për pavarësi.
Presidenti i Katalonjes, Carles Puigdemont filloi fushatën për votim ‘po’ në natën e të enjtës në qytetin Tarragona. Fushata është filluar me sloganin: “Voto, kështu do t’i japim dritë errësirës që zgjati shumë vite”.
Referendumi për pavarësinë e Katalonjes pritet të mbahet me 1 tetor./arbresh.info/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...